Këshilla

Pse nuk mund ta bëj seancën e laserit më shpejt se 30-45 ditë (pse jo çdo 2–3 javë)?

October 15, 2026

Pse nuk mund ta bëj seancën e laserit më shpejt se 30-45 ditë (pse jo çdo 2–3 javë)?

Shumë klientë na pyesin: "Pse nuk mund të vi çdo 3 javë siç më kanë thënë diku tjetër, që ta fshij më shpejt vetullën me laser?”

Përgjigjja:Seancat e afërta nuk e përshpejtojnë fshirjen, por bllokojnë procesin dhe dëmtojnë lëkurën.

Rasti në foto është një shembull tipik: Zonja nuk ka në vetull një pigment të zakonshëm makijazhi permanent (PMU), por pigment tattoo trupi (bojë më e dendur, me peshë më të madhe molekulare dhe e depozituar më thellë). Për këtë arsye, këshilla jonë profesionale për të ishte të priste 2–3 muaj mes seancave.

Më poshtë shpjegohen arsyet shkencore pse distanca kohore është me rëndësi:

  1. Laseri vetëm e godet pigmentin ,punën e bën trupi juaj. Laseri nuk e "zhduk" bojën në çast. Ai e copton atë në mikropjesë të vogla. Sistemi juaj limfatik ka nevojë për kohë që t'i thithë këto pjesëza dhe t'i largojë nga organizmi.

Për sa kohë trupi është ende duke pastruar bojën e seancës së kaluar, të bësh një seancë të re është e panevojshme dhe nuk shton asnjë rezultat.

  1. Pigmenti i tattoo-s së trupit kërkon më shumë kohë Bojërat e tatuazheve të trupit kanë përbërje shumë më të fortë dhe molekula më të mëdha se pigmentet e PMU-së. Distanca 2–3 muaj i jep mundësi trupit të vazhdojë fshirjen natyrale muaj pas muaji pa pasur nevojë të rimarrë rreze laseri pa dobi.

2.Rreziqet e seancave çdo 2–3 javë Bërja e seancave pa u shëruar plotësisht lëkura sjell pasojat e mëposhtme: Traumë dhe cikatriçe (shenja): Hiperpigmentim / Hipopigmentim: Lëkura mund të marrë njolla të errëta ose të humbasë ngjyrën e saj natyrale.

Mbingarkesë e sistemit limfatik: Trupi nuk arrin dot të evakuojë me shpejtësi mbetjet e bojës, duke ngadalësuar vetë fshirjen.

Përfundimi: Durimi sjell lëkurë të pastër Më pak seanca me distancë të gjatë japin rezultat shumë më të mirë dhe lëkurë plotësisht të shëndetshme sesa seancat e shpeshta që vetëm dëmtojnë indin.

Galeria

Pse nuk mund ta bëj seancën e laserit më shpejt se 30-45 ditë (pse jo çdo 2–3 javë)? — galeria 1