Kam frikë të nis seancat e laserit nga rrezet: A është vërtet i dëmshëm epilimi me lazer?
October 22, 2026
Nëse edhe ju keni hezituar të nisni seancat për këtë arsye, kjo frikë është krejtësisht e kuptueshme, por shkencërisht e pabazuar. Në këtë artikull do të sqarojmë me detaje se si funksionon teknologjia e lazerit dhe pse është 100% e sigurt për shëndetin tuaj.
E vërteta shkencore: Çfarë lloj "rrezesh" përdor lazeri? Fjala "rreze" shpesh kuptohet gabimisht me rrezatimin (si rrezet X apo rrezatimi radioaktiv) i cili mund të jetë i dëmshëm për qelizat.
Por lazeri për epilim nuk përdor këtë rrezatim !
Teknologjia e lazerit punon me energji drite të fokusuar.Kjo dritë përthithet vetëm nga pigmenti i qimes (melanina) në sipërfaqe të lëkurës dhe shndërrohet në nxehtësi për të çaktivizuar rrënjën e saj.
A preken organet e brendshme apo gjëndrat? Një nga mitet më të mëdha është se epilimi me lazer në zona si bikinit apo sqetullat mund të dëmtojë gjëndrat limfatike ose organet e brendshme.
E vërteta: Rrezja e lazerit arrin vetëm te rrënja e qimes, e cila ndodhet në shtresën e dermës (disa milimetra nën lëkurë). Ajo nuk ka aftësi të depërtojë më thellë për të arritur organet, mitrën apo gjëndrat limfatike. Kështu që trajtimi është tërësisht i sigurt për çdo zonë të trupit.
Pse epilimi me lazer është i sigurt?
- Testuar klinikisht: Pajisjet profesionale të lazerit janë të certifikuara nga standardet ndërkombëtare të sigurisë (si FDA dhe CE).
- Veprim i selektuar: Lazeri targeton vetëm qimen pa dëmtuar indet ose lëkurën rrethuese.
- Pa efekte anësore afatgjata: Procedura përdoret prej dekadash në mbarë botën pa asnjë lidhje me sëmundje të lëkurës apo shëndetit.
Pyetjet më të shpeshta
-
A shkakton kancer lëkure lazeri i epilimit? Jo. Lazerat që përdoren për heqjen e qimeve nuk përmbajnë rreze ultravjollcë (UV) të dëmshme që lidhen me kancerin e lëkurës.
-
Çfarë ndjesie ke gjatë seancës? Pajisjet e reja me teknologji ftohjeje e bëjnë procedurën pothuajse pa dhimbje, duke ofruar thjesht një ndjesi të lehtë nxehtësie ose goditjeje minimale.
-
A mund të bëj laser nëse kam lëkurë sensibile? Po! Parametrat e lazerit përshtaten gjithmonë sipas llojit të lëkurës dhe qimes suaj për të garantuar mbrojtje maksimale.
Përfundim: Është koha të hiqni dorë nga frika dhe brisku! Kthimi te lëkura pa qime nuk ka pse të spostohet nga frika prej "rrezeve". Epilimi me lazer është një investim i sigurt, i shpejtë dhe afatgjatë për komoditetin tuaj të përditshëm.
