Radiesse në Tiranë: Çfarë është, si funksionon dhe pse konsiderohet eliksiri i kolagjenit?
November 5, 2026
1. Çfarë është saktësisht Radiesse? Radiesse nuk është thjesht një mbushës (filler) i zakonshëm me acid hialuronik. Ai është një stimulator i fuqishëm i kolagjenit i bazuar në mikrosfera hidroksiapatiti kalciumi që është përbërësi kryesor i eshtrave dhe dhëmbëve tonë.Përveç se rikthen menjëherë volumin e humbur, ai aktivizon mekanizmat natyralë të lëkurës për të prodhuar kolagjen të ri.
2.Pse Radiesse është ndryshe nga mbushësit e tjerë? -Efekti i dyfishtë: Korrigjim i menjëhershëm + Rigjenerim afatgjatë i strukturës së lëkurës. -Rezultate natyrale: Lëkura bëhet më e fortë, më e elastike dhe e konturuar bukur. -Jetëgjatësi: Duke stimuluar kolagjenin tuaj natyral, rezultatet zgjasin më gjatë se mbushësit tradicionalë.
Për kë rekomandohet trajtimi me Radiesse?
Radiesse është zgjedhja ideale për pacientët që kërkojnë një lifting pa ndërhyrje kirurgjikale, dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së lëkurës. Ai përshtatet në mënyrë të shkëlqyer për:
Përcaktimin e linjës së nofullës (Jawline) dhe mjekrës: Për të krijuar një profil më të fortë dhe për të parandaluar humbjen e definicionit nga kalimi i viteve.
Ngritjen e mollëzave: Për të rikthyer volumin e humbur dhe për të krijuar një efekt natyral lifting.
Zbutjen e rrudhave të thella: Siç janë rrudhat nazolabiale dhe linjat e marionetës.
Përmirësimin e cilësisë dhe densitetit të lëkurës: Jo vetëm në fytyrë, por edhe në zona të tjera si qafa,që shfaqin shenja të humbjes së elasticitetit, duke stimuluar nga e para strukturën e kolagjenit.
Ky trajtim nuk ndryshon tiparet, por rikthen freskinë e humbur në mënyrë elegante dhe afatgjatë.
Pyetjet më të shpeshta
1. Sa kohë zgjat procedura me Radiesse dhe a ka dhimbje? Procedura vetë zgjat rreth 30 deri në 45 minuta. Përpara aplikimit, përdoret një krem mpirës për të siguruar që trajtimi të jetë sa më komod dhe pa dhimbje,Mund të riktheheni menjëheri në aktivitetin tuaj të përditshëm sapo të përfundojë seanca.
1. Kur vihen re rezultatet e para dhe sa zgjasin ato? Rezultati është i dyfishtë: Menjëherë: Do të vini re rikthimin e volumit dhe konturimin e zonës së trajtuar sapo përfundon procedura. Megjithatë gjatë 2-3 muajve në vijim, ndërsa mikrosferat e hidroksiapatitit të kalciumit nxisin prodhimin e kolagjenit tuaj natyral, cilësia dhe fortësia e lëkurës përmirësohen vazhdimisht. Rezultatet zgjasin zakonisht nga 12 deri në 18 muaj, në varësi të lëkurës dhe metabolizmit individual.
1. A është i sigurt Radiesse dhe pse ka rrezik minimal për reaksione? Radiesse është i miratuar nga FDA dhe përdoret prej më shumë se dy dekadash në mjekësinë estetike. Përbërësi i tij aktiv (Hidroksiapatiti i Kalciumit) gjendet natyrshëm në trupin tonë, ndaj materiali është plotësisht i sigurt. Trupi nuk e identifikon si trup të huaj, duke e bërë rrezikun e alergjive apo refuzimit thuajse zero. Me kalimin e kohës, produkti absorbohet dhe metabolizohet në mënyrë plotësisht natyrale.
