Peeling Kimik në Tiranë: BioRePeel, PRX-T33 dhe Carbon Peeling -Gjithçka që Duhet të Dini
October 28, 2026
Sot procedurat e peeling kanë evoluar: nga peeling te vjetra tradicionale që kërkonin ditë të tëra izolimi në shtëpi ,tashmë dominojnë teknologjitë inovative ,të cilat ofrojnë rezultate spektakolare me pak ose aspak rjepje të dukshme.
Në këtë udhëzues të zgjeruar, do të shqyrtojmë në detaje tre nga trajtimet më të kërkuara në Tiranë: BioRePeel, PRX-T33 dhe Carbon Peeling ,për t'ju ndihmuar të zgjidhni trajtimin ideal për tipin tuaj të lëkurës.
- Çfarë është Peeling Kimik dhe Si Funksionon? Peeling kimik është një procedurë dermato-estetike ku aplikohen tretësira acide specifike ,ose kombinim i tyre me teknologji laserike, me qëllim eksfolimin e kontrolluar të shtresave të sipërme të lëkurës.
Kjo procedurë stimulon me shpejtësi rigjenerimin qelizor, nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, si dhe zëvendëson qelizat e dëmtuara me një shtresë lëkure të re, më të lëmuar, më uniforme dhe rrezatuese.
Analizë e Detajuar: BioRePeel, PRX-T33 dhe Carbon Peeling Për të kuptuar se cili trajtim i përshtatet më mirë nevojave tuaja, le të analizojmë secilin prej tyre:
-BioRePeel (BioRePeelCl3) Eksfolim & Biostimulim Bipazik BioRePeel është një peeling me bazë TCA 35% ,i pasuruar me 5 acide të tjera,aminoacide dhe vitamina.
Përftimet Kryesore: Trajton aknet aktive dhe heq pikat e zeza falë vetive anti-bakteriale. Zbut teksturën e ashpër dhe zvogëlon poret. Zbeh njollat e diellit dhe hiperpigmentimin .
Nivel i rjepjes: Rjepje shumë e lehtë që zgjat 2–4 ditë, shpesh pothuajse e padukshme.
I përshtatshëm për: Lëkurë me akne, yndyrë të tepërt, ton jo-uniform dhe teksturë me reliev.
-PRX-T33 – Biorevitalizim i Thellë "Pa Gjilpëra"
PRX-T33 është një formulë që kombinon TCA 33% me Peroksid Hidrogjeni
Si funksionon: Prania e Peroksidit të Hidrogjenit neutralizon efektin agresiv të eksfolimit sipërfaqësor të TCA-së, duke e lejuar atë të depërtojë në shtresën e dermës pa dëmtuar epidermën (shtresën e jashtme).
Përfitimet Kryesore: Stimulon kolagjenin në thellësi duke ofruar efekt lifting dhe shtrëngim të lëkurës (skin tightening).
Trajton linjat e holla, rrudhat dhe humbjen e tonusit.
Zbeh njollat kafe dhe melazmën.
Nivel i rjepjes: Zero rjepje. Nuk ka eksfolim të dukshëm sipërfaqësor.
I përshtatshëm për: Lëkurë të maturuar, lëkurë me rënie të lehtë, rrudha të imëta dhe persona që duan efekt lifting pa kohë rekuperimi.
-Carbon Peeling I njohur ndryshe si "Hollywood Laser Peel", ky trajtim kombinon një maskë natyrale me karbon aktiv me energjinë e laserit Q-Switched ND:YAG.
Si funksionon: Maska me karbon aplikohet në fytyrë ku thith të gjitha papastërtitë, yndyrën dhe me pas trajtësohet me laserer.Laseri shpërbën grimcat e karbonit, duke i marrë me vete të gjitha papastërtitë nga poret.
Përfitimet Kryesore: Rregullon menjëherë balancimin e yndyrës së tepërt në lëkurë. Minimizon poret e zgjeruara Dhuron shkëlqim të menjëhershëm ideal përpara eventeve speciale.
Nivel i rjepjes: Zero rjepje. Thjesht një skuqje e lehtë që zhduket brenda shumë pak orëve.
I përshtatshëm për: Lëkurë shumë të yndyrshme, pore të zmadhuara, pika të zeza dhe lëkurë pa jetë.
Sa Seanca Nevojiten dhe sa shpesh Kryhen? Rezultatet e para shihen që pas seancës së parë, por për efekt dhe rigjenerim të qëndrueshëm rekomandohet një protokoll i plotë:
BioRePeel: 3 deri në 6 seanca, të kryera çdo 4 javë . PRX-T33: 3 deri në 5 seanca, të kryera çdo 4 javë. Carbon Peeling: 3 deri në 5 seanca, të kryera çdo 3-4 javë (ose 1 seancë te vetme përpara një eventi).
Pas përfundimit të protokollit, rekomandohet 1 seancë mirëmbajtjeje çdo 2 -3 muaj.
Kujdesi pas Trajtimit Për të shmangur hiperpigmentimin dhe për të maksimizuar rezultatet, duhet të zbatoni këto rregulla:
- Mbrojtja ndaj Diellit (SPF 50+): Aplikoni krem mbrojtës çdo 2–3 orë, madje edhe gjatë ditëve me re apo brenda ambientit të shtëpisë.
- Mos i ngacmoni lëkurën (Nëse ka rjepje): Nëse përdorni BioRePeel dhe vërenj mikro-rjepje, kurrë mos e tërhiqni lëkurën me dorë. Lëreni të bjerë vetvetiu.
- Hidratim intensiv: Përdorni krem rigjenerues si Cicaplast Baume B5.
- Pauzë nga acidet aktive: Ndërprisni përdorimin e Retinolit, Acidit Glikolik, Salicilik apo Vitaminës C me përqendrim të lartë për 5–7 ditë pas trajtimit.
- Shmangni nxehtësinë dhe djersitjen: Mos shkoni në saunë, solarium, dush me ujë shumë të nxehtë ose palestër intensive për 48 orët e para.
Pyetjet më të Shpeshta nga Klientët A mund të bëhen BioRePeel, PRX-T33 apo Carbon Peeling gjatë verës? Po. Ndryshe nga peeling-et e vjetra tradicionale që shkaktonin ndjeshmëri extreme ndaj diellit, BioRePeel, PRX-T33 dhe Carbon Peeling janë formuluar për t'u kryer gjatë të gjitha stinëve të vitit, me kusht që të përdoret rregullisht kremi SPF 50+.
A janë këto procedura të dhimbshme? Jo, nuk janë! Gjatë BioRePeel dhe PRX-T33 mund të ndjeni një ndjesi pickimi të lehtë për pak minuts, ndërsa gjatë Carbon Peeling ndjeni vetëm pulsimin e lehtë të laserit.
A mund të kombinohen këto trajtime me procedura të tjera? Absolutisht. PRX-T33 dhe BioRePeel kombinohen me rezultate mjaft të mira me Dermapen / Microneedling apo Hydrafacial për të dyfishuar përthithjen e serumeve dhe trajtimin e shenjave të thella.
Konkluzion: Cilin të Zgjidhni në Tiranë? Zgjedhja mes BioRePeel, PRX-T33 dhe Carbon Peeling varet plotësisht nga synimi juaj: Zgjidhni BioRePeel nëse dëshironi të përthani aknet, pastroni pikat e zeza dhe të përmirësoni teksturën. Zgjidhni PRX-T33 nëse kërkoni efekt lifting, dhe rinovim pa asnjë ditë rikuperimi. Zgjidhni Carbon Peeling nëse keni lëkurë shumë të yndyrshme me pore të zmadhuara dhe dëshironi shkëlqim të menjëhershëm.
Dëshironi të dini se cili trajtim i përshtatet ekzaktsisht lëkurës suaj? Vizitoni klinikën tonë në Tiranë për një konsultë të personalizuar dhe zbuloni rrugëtimin ideal drejt një lëkure perfekte!
