Fillers

Filler poshtë syve: Kur mund të ndihmojë dhe cilat janë rreziqet?

November 3, 2026

Le të zbërthejmë se pse ky produkt ofron një qasje krejtësisht ndryshe dhe shumë më të sigurt për zbutjen e rrathëve të syve.

  1. Pse zona poshtë syve kërkon trajtim specifik? Lëkura poshtë syve është më e holla në të gjithë trupin. Ajo nuk ka depozita të mëdha yndyrore dhe humbet lehtësisht kolagjenin dhe acidin hialuronik natyral. Kur përdoren fillera tradicionalë me densitet të lartë apo me aftësi të madhe për të tërhequr ujë, zona mund të mbingarkohet, duke çuar në:

Migrim të produktit: Lëvizja e fillerit drejt faqeve apo më lart te kapakët. Edema kronike (ënjtje): Pamje e fryrë poshtë syve sepse filleri tërheq më shumë ujë se sa duhet. Hije me ngjyrë të kaltërt:Kur filleri me densitet jo të duhur injektohet sipërfaqësisht.

-Pse Restylane Vital është ndryshe nga fillerat tradicionalë? Restylane Vital nuk është një "mbushës" volumetrik. Ai funksionon si një Skinbooster me veprim të dyfishtë:

  1. Zbut gropat dhe rrathët e syve pa krijuar fryrje artificiale. 2.Stimulon cilësinë e lëkurës, përmirëson elasticitetin dhe zbeh hijet e errëta që vijnë nga hollimi i indit.

Teknolologjia NASHA™: Sekreti pse Restylane Vital nuk migron: Arsyeja kryesore pse Restylane Vital është zgjedhja ideale për zonën poshtë syve lidhet me teknologjinë e tij të NASHA.

Xheli i acidit hialuronik NASHA përbëhet nga mikro-grimca me madhësi të njëtrajtshme. Kjo bën që produkti të qëndrojë saktësisht në shtresën ku injektohet, pa u shpërndarë apo lëvizur në fytyrë.

Ndryshe nga fillerat e tjerë që mund të fryhen pas injektimit, Restylane Vital integrohet gradualisht në ind pa thithur ujë me tepri. Kjo minimizon rrezikun e ënjtjeve të padëshiruara.

Efekti i Dyfishtë: Mbushje + Rigjenerim Përfitimi më i madh i përdorimit të Restylane Vital poshtë syve është se ai trajton strukturën e lëkurës në tërësi: Përmirësimi i cilësisë së lëkurës, zbutja e rrathëve të zinj,rezultat gradual dhe biologjik:Ndryshimi nuk është thjesht një "mbushje mekanike", por një përmirësim i shëndetit të indit rreth syve me kalimin e javëve.

  1. Cilat janë rreziqet dhe si minimizohen ato? Edhe pse Restylane Vital ka një profil shumë të sigurt falë teknologjisë NASHA, çdo procedurë injektuese kërkon kujdes të lartë profesional. Enjtje të lehta ose hematoma (të nxira),dukeqëne se zona ka shumë enë të vogla gjakut, mund të ketë shenja për pak ditë.

Rreziqet vaskulare: Si me çdo filler, njohja e përsosur e anatomisë nga mjeku ose profesionisti klinik është me rëndësi jetike për të shmangur injektimin në enët e gjakut.

Pyetjet e Shpeshta nga Klientët

  1. A është Restylane Vital një filler i zakonshëm? Jo. Edhe pse injektohet, Restylane Vital është një Skinbooster (nxitës i cilësisë së lëkurës). Qëllimi i tij nuk është të ndryshojë strukturën apo të zmadhojë zonat (siç bëjnë fillerat volumetrikë), por të hidratojë thellësisht, të përmirësojë elasticitetin dhe të rigjenerojë lëkurën nga brenda.

  2. Pse thoni se nuk migron? Çfarë e bën ndryshe? Sekreti fshihet te Teknologjia NASHA™. Ndryshe nga fillerat e tjerë që mund të thithin shumë ujë dhe të lëvizin nga vendi për shkak të mimikës, acidi hialuronik NASHA përbëhet nga mikro-grimca të lidhura fort që qëndrojnë saktësisht në shtresën ku injektohen. Kjo garanton zero migrim dhe zero fryrje artificiale.

  3. A krijohet ai efekti i fryrë apo i ënjtur poshtë syve/faqeve? Absolutisht jo. Për shkak se nuk tërheq ujë me tepri dhe integrohet në mënyrë homogjone në ind, lëkura duket thjesht e freskët, e hidratuar dhe e lëmuar, pa i dhënë fytyrës atë pamjen e rënduar apo të panatyrshme.

  4. A mjafton vetëm 1 seancë apo duhet përsëritur? Mjafton 1 seancë ! Me Restylane Vital jepet sasia e duhur minimale për të zbutur gropat dhe për të dendësuar indin. Vlerësimi pas 4–6 javësh: Presim riorganizimin biologjik të indit. Vetëm nëse indi ka kapacitet dhe vërtet nevojitet një korrigjim i lehtë, mund të bëhet një prekje minimale,. Seanca e radhës rekomandohet të bëhet pas 6 deri në 9 muaj.

  5. A dhimbje ka procedura dhe sa zgjat rikuperimi? Procedura është e rehatshme (përdoret krem mpirës para injektimit). Për sa i përket rikuperimit, mund të ketë skuqje të lehta ose ndonjë nxirje të vogël (hematomë) për shkak të enëve të gjakut në zonë, të cilat kalojnë vetë brenda pak ditësh. Mund të ktheheni menjëherë te aktivitetet tuaja të përditshme.