Fillers

Filler apo Skinbooster? Dallimet Kryesore dhe si të zgjidhni trajtimin e duhur për lëkurën tuaj?

November 4, 2026

1.⁠ ⁠Çfarë është Filleri ? Filleri është një xhel me acid hialuronik me strukturë dhe densitet. Funksionon si zëvendësues vëllimi dhe vendoset për të ngritur, konturuar apo mbushur humbjet e indit.

Qëllimi kryesor: Rregullimi i strukturës dhe konturit të fytyrës, mbushja e rrudhave të thella dhe zmadhimi i vëllimit (p.sh. te buzët, mollëzat, nofulla apo vijat nasolabiale).

2.Çfarë është Skinbooster? Skinbooster-i përbëhet nga acid hialuronik ,i kombinuar shpesh me aminoacide, antioksidues dhe vitamina.

Nuk ka për qëllim krijimin e vëllimit, por hidratimin e thellë të lëkurës.

Qëllimi kryesor: Përmirësimi i cilësisë, elasticitetit, shkëlqimit dhe teksturës së lëkurës. Trajton lëkurën e dehidratuar, rrudhat e imëta dhe humbjen e tonusit.

Shpërndarja: Injektohet sipërfaqësisht në mikro-depozita përgjatë gjithë sipërfaqes së lëkurës dhe shpërndahet njëtrajtësisht në ind.

-Si të zgjidhni trajtimin që ju nevojitet? Zgjedhja nuk varet nga "cili është më i mirë", por nga nevoja strukturore e lëkurës suaj:

Zgjidhni FILLER nëse: -Keni humbje të vëllimit në mollëza ose temporalet për shkak të moshës apo rënies në peshë. -Dëshironi të konturoni vijën e nofullës ose mjekrrën. -Keni rrudha të thella statike (si nasolabiale ose linjat e marionetës). Kërkoni simetri ose volum tek buzët.

Zgjidhni SKINBOOSTER nëse: -Lëkura juaj duket e zbehtë, e tharë, pa shkëlqim dhe e dehidratuar nga faktorët e jashtëm. -Vëreni rrudha të imëta sipërfaqësore që nuk kërkojnë mbushje me vëllim. -Dëshironi të përmirësoni teksturën dhe elasticitetin në zonat delikate si qafa apo dekoltea. -Kërkoni një pamje natyrale me shkëlqim pa ndryshuar absolutisht asnjë tipar anatomik të fytyrës.

•Në shumë raste,trajtimet nuk janë ekskluzive ndaj njëri-tjetrit, por plotësuese. Mbushja e strukturës me filler dhe ushqimi i lëkurës me skinbooster krijon një rezultat fantastik për lëkurën.

Pyetje të Shpeshta 1.⁠ ⁠A mund të zëvendësojë skinbooster-i fillerin? Jo. Skinbooster-i nuk ka densitetin mekanik për të mbushur indin apo për të krijuar vëllim. Ai punon ekskluzivisht mbi cilësinë e lëkurës.

2.A bën skinbooster-i që fytyra të duket e fryrë? Jo. Për shkak se përdor acid hialuronik pa lidhje të dendura strukturore, ai nuk shton vëllim. Lëkura thjesht thith hidratimin dhe fiton tonus.

3.Sa seanca nevojiten? Për skinbooster rekomandohet zakonisht një protokoll fillestar prej 2–3 seancash (me distancë 3-4 javë nga njëra-tjetra) për të ndërtuar hidratimin e thellë, ndërsa filleri vendoset në një seancë të vetme (me korrigjim të mundshëm pas 2 javësh).